Qindra njerëz janë detyruar të evakuohen si pasojë e rrezikut të zjarrit që ka përfshirë jugun e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Moti i nxehtë dhe ngritja e menjëhershme e temperaturave kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke ngritur shqetësime shëndetësore për të gjithë banorët e rajonit. Sherifi i Santa Barbara Bill Brown, në një konferencë për shtyp tha se autoritet kanë kërkuar evakuimin e 400 banesave në zonat e prekura nga zjarri.
Ai shtoi se pjesë e evakuimeve janë bërë edhe kampet, fermat, kafshët etj. Sipas informacioneve nga qendra e informative e katastrofave natyrore, zjarri është aktivizuar të mërkurën në një zonë të shkretë në veriperëndim të Santa Barbaras dhe deri tani ka djegur një sipërfaqe mbi 490 hektarë tokë, fusha dhe pyje.
Në operacionet e stabilizimit të situatës janë angazhuar rreth 500 zjarrfikës, me ndihmën edhe të ndërhyrjeve nga ajri me helikopterë. Zjarri gjithashtu ka detyruar mbylljen e dy plazheve publikë në zonë, teksa autoritet evakuon pushuesit dhe bizneset.
Shërbimi Kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte paralajmëruar për temperatura të larta në Kaliforni, Nevada dhe Arizona. Zyra e Parashikimit të motit thotë se temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë në 48.3 gradë Celsius edhe gjatë ditëve të ardhshme.