Lojërat e shkarkuara në telefonat celularë janë bërë gjithnjë e më popullore sikurse po sigurojnë fitime të jashtëzakonshme për këto kompani. Kështu rrjeti më i madh social dhe online në Kinë, Tencent Holdings Ltd ka siguruar brenda një viti fitime marramendëse, 6.6 miliardë dollarë.
Ajo pritet që të blejë tashmë edhe aksionet e kompanisë finlandeze Supercell Oy, që pritet të jetë blerja më e madhe në këtë treg. Kjo blerje pritet të vendosë një rekord të ri në tregun e lojërave telefonike, pas rekordit të vendosur në 2015 kur Blizzard pagoi 5.9 miliard dollarë për “Candy Crash Saga” nga kreatori dhe ideatori King Digital Entertainment.
E nëse mendoni se tregu i lojërave telefonike është i thjeshtë në teknologji dhe grafikë, fitimet prej saj janë sot solide.
“Mendoj se sot cdokush ka një telefon në të cilin mund të shkarkosh lojëra të tilla” shpjegoi Eric Brummel,zhvillues i pavarur në “Loot Interactive”.
“Secili ka një telefon në xhep dhe është shumë më e leverdishme të shkarkosh një lojë që t’i dashuron në telefon dhe ta përdorësh atë gjatë të gjkithë kohës kudo të jesh, për të luajtur apo thjesht për të vrarë kohën sesa të shkosh në një qendër interneti”.
Tong Xu, kreu i Locojoy LTD, një zhvillues i këtyre lojërave telefonike, ka treguar lojën më të fundit të ideuar e programuar tashmë “Dragon raja”. Kjo lojë është lancuar fillimisht në Korenë e Jugut, ku ka arritur në vetëm një muaj plot 2 milionë dollarë fitime.
Ajo tha se “rritja në këtë industri, asnjëherë nuk do të ndalet”, ajo do të vazhdojë të rritet e të rritet gjithnjë e më shumë sepse sot është bërë pjesë e jetës sonë.
Sipas firmës private të investimeve “Digi-Capital”, industria e lojërave telefonike në vitin 2015 kishte një vlerë prej 29 miliardë dollarësh dhe pritet që deri në 2018 të rritet deri në 45 miliardë dollarë.
Lojërat që lancohen sot nuk janë të gjitha të reja por ndonjëherë fitimet nga lojërat e vjetra e popullore janë më të mëdha.
Brummel, që mori pjesë në panairin E3 shfaqi një robot të rindërtuar por duke i mbetur besnik modelit klasik të vitit 1982, shpjegoi:
“Ju e dini se si moda është ciklike, ka ciklet e saj, edhe video game janë po njësoj. Njerëzit pasi i mësojnë dhe mërziten nga lojërat e reja, i rikthehen edhe një herë lojërave të vjetra, atyre që kanë luajtur që fëmiijë. I pëlqen të përdorin po të njëjtat lojëra mekanike”.
‘Dragon Raja’ është vetëm një nga lojërat e reja bazuar në grafikë. Sipas Xu, fuqia e telefonave celularë asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar.
“Kapaciteti i telefonave celularë sa po vjen e po bëhet më i fuqishëm dhe gjithnjë do të rezervojë cudia dhe risi. Eksperienca e parë e Dragon raja ka qënë tejet parashikimeve. Sot një PC game mund ta kesh me vete kudo që shkon” tha ajo.
Më pas shtoi: “Tregu në disa vende të zhviluuara është shumë i stabilizuar sepse çdokush ka një smartphone. Po në vendet në zhvillim si India,janë shitur brenda një viti rreth 300 milionë telefona të mencur dhe industria po zgjerohet me shpejtësi marramendëse”.
Bethesda Softworks, gjithashtu kanë hedhur në treg disa nga lojërat më të famshme si ‘The Elder Scrolls’, ‘Doom’ dhe ‘Dishonored’. Pete Hines,zv.president i Bethesda’s tha se rritja e shitjeve të telefonisë celulare, ka mundësuar edhe në rritjen e fitimeve nga industria e video lojarëve. Vetëm vitin e shkuar mbi 50 milinë vetë kanë luajtur lojën e tyre, “Fallout Shelter”.
Shumica e këtyre lojërave janë falas për tu shkarkuar në telefon por fitimet realizohen kur një klient e përdorues i këtyre teelfonave kërkon funskione ekstra apo opsione të tjera e të reja të kësaj loje. Sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të bashkuara dhe kompanisë që merret me lojërat në telefon “Newzoo” ka një ndarje pothuajse gjysmë për gjysmë mes konsumatorëve femra dhe meshkuj, të rinj e të vjetër, që përdorin gjerësisht dhe luajnë sistematikisht më shumë se 1 lojë njëherazi.