Ka kohë që Parku Kombëtar i Butrintit radhitet ndër parqet më të bukura në Evropë, ndërkaq që këtë e kishte konfirmuar edhe gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, në një artikull të saj kushtuar turizmit, me ç’rast e kishte renditur ndër 10 parqet kombëtare më të bukura në Evropë, që ja vlen për t’u vizituar nga turistët dhe kjo bazuar në sugjerimet e lexuesve.
Një tjetër përzgjedhje ishte bërë edhe në janar të këtij viti, ku Butrinti ishte përzgjedhur si njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë sipas “Theculturetrip.com”.
Qyteti antik i Butrintit është shpallur për herë të parë monument kulture më 1948, ndërsa më 1999 është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit (Kepin e Stillos) shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura).
Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2.900 HA, përfshirë peizazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në UNESCO.
Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
10 Parqet Kombëtare të Evropës që duhen vizituar nga turistët:
Durmitor, Mali i Zi
Liqenet Plitvice, Kroaci
Parku Kombëtar Sierras de Cazorla, Segura dhe las Villas, Spanjë
Helvetinjärvi, Finland
Pylli Białoëieża, Poloni dhe Bjellorusi
Caldera de Taburiente, Ishujt Kanare
Pirin, Bullgari
Monti Sibillini, Itali
Parku Kombëtar i Butrintit, Shqipëri
Vatnajökull, Islandë