Me rritjen e numrit të fermerëve që vetë i transportojnë të korrat tek blerësit, specialisti i rimorkiove “Stewart” ka prezantuar një model që funksionon në mënyrë hidraulike për të përshpejtuar procesin, si dhe ndihmon në organizmin në depo.
Bazuar në sistemet që tashmë përdoren në automjetet komerciale, kjo rimorkio kërkon dy shërbime hidraulike dhe një kthesë. Kompania ka shtuar edhe serinë e modeleve 12t dhe 18t në Serinë “Hardox-bodied Pro Series”.
Në ndërkohë, edhe kompania tjetër skoceze “Marshall” ka prezantuar një lloj të ri të rimorkios ST, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesës për makina që u përshtaten më shumë nevojave të fermerëve për të bartur sa më shumë të korra, me shpenzime më të pakta.