Kanceri nuk është diçka që i përket botës moderne. Edhe pse ne zakonisht e mendojmë atë si një pasojë e zakoneve të këqija, fatit të keq apo jetëgjatësisë, një zbulim surprizues ka zbuluar se sëmundja ekzistonte edhe në paraardhësit e njeriut më shumë se 1 milion vjet më parë.
Shkencëtarët kanë gjetur prova të kancerit në kockën e këmbës dhe të shpinës nga dy specie të lashta njerëzore në Afrikën e Jugut.
Pjesa e këmbë është 1.7 milion vjet e vjetër ndërsa vertebra e shpinës është 2 milionë vjeçare.
Përpara këtyre gjetjeve, zbulimi më i vjetë i tumorit në qeniet njerëzore ka qenë 120 mijë vjet më parë.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Institutit të Studimeve Evolucionare Ëitëatersrand dhe Qendra e Afrikës së Jugut thonë se kockat sigurojnë një lidhje të dretëpërdrejtë gjatë miliona viteve të evolucionit të njeriut.
Në fakt, ju kurrë nuk do të dini nëse kanceri në kockën e këmbës ishte nga kohët parahistorike, thotë Edëard John Odes i Shkollës së Shkencave anatomike