Shqipëria prodhon sasinë më të madhe të bimëve mjekësore. Sherbela mban vendin e parë për prodhimin dhe eksportin në botë.
Bima mjekësore, Sherbelë eksportohet edhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Në SHBA rreth 65% e tregut furnizohet nga Shqipëria me bimë mjekësore aromatike. Ky fakt u deklarua në Asamblenë e 10-të të Industrisë së Bimëve Aromatike Mjekësore. Ndërkohë që vetëm 1 e treta e bimëve mjekësore të mbledhura në Shqipëri arrin të grumbullohet dhe të përpunohet.
Marcus Johnson, Drejtori i USAID në Shqipëri tha se është I kënaqur që numri i personave të cilët merren me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore në vend është gjithnjë e në rritje.
“USAID ka pranuar që në fillim që të punojë me këtë projekt për të rritur cilësinë e paketimit dhe të grumbullimit të bimëve aromatike mjekësore në Shqipëri. Sot janë mbi 150 anëtarë nga të cilët 30 eksportojnë rregullisht. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për këtë sektor që Shqipëria të ketë mundësi që ta zhvillojë sa më shumë”, shprehet, Marcus Johnson.
Ndërkaq edhe zëvendës ministri i Bujqësisë, Jani Babi tha se të gjithë kultivuesit e bimëve mjekësore do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë.