Lojërat Olimpike Rio kanë filluar zyrtarisht pas ceremoninë e hapjes, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të sotëm. Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra
Në ketë eveniment marrin pjesë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila me flamurin kuqezi në dorë i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.
Edhe Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Në ceremoninë e parakalimit, kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ngriti flamurin e Kosovës.
Kosova që merr pjesë për here të pare, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.