Atë që nuk e bëri katër vite më parë në Londër nën petkun e Shqipërisë, Majlinda Kelmendi e arriti në Rio de Zhaneiro, duke marrë medaljen e artë në xhudo. Në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, sportistja nga Peja ishte një mrekulli për tu parë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara, duke kaluar me radhë 4 kundërshtare deri në triumfin në finalen e madhe.
Xhudistja e cila provon Lojërat me flamurin e dytë pas atij shqiptar, mposhti fillimisht zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash. Presioni ishte i madh por Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.
Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale garuesen nga ishujt Mauritius, Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër.
ajlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej. Programi i Lojërave e vendosi më pas në gjysmëfinale ndaj japonezes Nakamura, me triumfin sërish në favor të kosovares.
Në finale në përballjen ndaj italianes Odet Xhufredi, Kelmendi siguroi të artën e parë, duke festuar mes lotëve hapjen e një kapitulli të ri e të suksesshëm të Kosovës në Olimpiadë.