Banesa kështjellë ku jeton futbollisti i Manchester United Wayne Rooney, në Prestbury, Cheshire ka rënë pre e një bande garbitësish.
Mediat shkruajnë se persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë në banesën e tij, ndërkohë që ylli i Manchester United ishte duke luajtur futboll. Fatmirësisht bashkëshortja e futbollistit dhe tre djemtë ishin në stadium dhe mediat shkruajnë se ata janë të sigurt dhe në gjëndje të mirë.
The Sun shkruan se hajdutët u ndalën pas aktivizimit të sistemit të alarmit në banesën e tij. Menjëherë në banesën e futbollistit mbërritën forca të shumta policie, dhe mbi kështjellë po patrullonte edhe një helikopter.
Fqinjët e Wayne Rooney e përshkruajnë skenën si një film aksion.
Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë një person me kapuç, i cili më pas u arrestua.