Në ditën botërore të breshkave detare studiuesit kanë shoqëruar disa shkolla të kryeqytetit në një ekspeditë njohëse në Lagunën e Patokut. Teksa janë njohur me biodiversitetin e zonës bregdetare, nxënësit janë sensibilizuar për të mbrojtur gjallesat detare, të cilat sipas studiuesve po rrezikojnë të zhduken nga dora e njeriut.
Gjallesat e detit po shkojnë gjithnjë drejt zhdukjes dhe kjo për shkak të dores së njeriut që po shkatërron mjedisin ujor në bregdetin e Patokut por edhe më gjere. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga studiursi Idriz Haxhiu që së bashku me nxënës shkollash të kryeqytetit ku zhvilluan një ekspedite në Patok, në ditën botërore të mbrojtjes të breshkave të detit.
Përfaqësuesit e zonave të mbrojtura në Qarkun e Lezhës thanë se po angazhohen maksimalisht për të mbrojtur zonen e Patokut nga shkatërrimi.
Përveç sensibilizimit për mbrojtjen e florës dhe faunës, u ndërmor dhe një aksion për pastrimin e Patokut nga mbeturinat.