Skocia është përgjegjëse për pjesën më të madhe të shitjeve të traktorëve me shumë funksione “Deutz-Fahr”, ndërkaq kompania zgjodhi “Highland” si modelin kombëtar për linjën e saj Agrotron të Serisë 5.
Zemra e linjës së modelit-katër 100-130kf është një motor 5.6-litërsh “Deutz” që shfrytëzon një katalizator dizel si dhe riqarkullimin e jashtëm të gazit për t’iu përshtatur legjislacionit për emetim të gazrave të Shkallës 4A.
Si opsion zgjedhor në të gjitha modelet është pompa “Steering Double Displacement”, e cila, duke i bërë presion butonit brenda kabinës, përgjysmon numrin e rrotullimeve që nevojiten për bllokim të plotë.